Nëna 30-vjeçare, që ndërroi jetë të premten nga zjarri në ashensor, ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Drilona Duriçi ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Ajo e kishte përdorur edhe 2 orë më parë ashensorin ditën e ngjarjes, kur dërgoi djalin në shkollë. Herën e dytë kur ajo po zbriste nga shtëpia ndodhi ngjarja tragjike. Policia dyshon se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë edhe mungesa e një kontrolli teknik të ashensorit.










