Ajo që ishte më prekëse në situatën e rënduar, kur punëtori i Rafinerisë së Fierit, kërcënonte me vetëvrasja nga maja e oxhakut, ishte prania e fëmijëve dhe bashkëshortes. Ata mbërritën në rafineri me të mësuar lajmin, ku thirrjet e tyre dëshpëruese dëgjohen edhe në këtë video nga vendngjarja.
Djali 10-vjeçar lutet mes lotësh babait që të zbresë. “O ba të lutem, zbrit poshtë, o ba të lutem…”.











