Një automjet shpërthen në Vlorë në zonën e quajtur Pylli i Sodës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit. Dyshohet se automjetit i është vënë eksploziv.
Mjeti tip “Audi” Q7 me targa AA 008 RC është pronë e Zinir Shehut dhe ka shpërthyer gjatë natës. Nga shpërthimi i mjetit ka marrë flakë edhe një mjet tip “Benz” që ishte parkuar afër.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











