Një 29 vjecare nga Roskoveci i Fierit dha shpirt sot në Lungomare në Vlorë pasi kishte konsumuar një sasi ilacesh.
Marsela Pirjani, nënë e dy fëmijëve, njërit 8 vjeç dhe tjetrit 2 vjeç besohte se la një letër pasi kishte marrë vendimin për të kryer vetvrasje.
29-vjecarja i ka lënë një letër mbesës së saj në Fier që do vriste veten dhe i ka kërkuar të kujdeset për dy fëmijët e saj, shkruan balkanëeb.
“Amanet fëmijët, unë do vras veten”- ka shkruar ndër të tjera në letër nëna e dy fëmijëve.
Kohët e fundit ajo kishte probleme ekonomike dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike.











