Policia ka dhene detajet e shperthimit qe ndodhi sot ne Tirane. Sipas policise ka vetem nje te demtuar.
Njoftimi i policise:
Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.
Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.
Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.











