• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rebelimi lindor që kërcënon BE më shumë se Brexit

droni by droni
6 April, 2018
in Opinion, Rajoni
0
Viktor Orban nxjerr gjysëm milioni në shesh: Të mposhtim rrjetin e organizuar global që drejtohet nga Soros
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Griff Witte dhe Michael Birnbaum

“Ndasitë e Luftës së Ftohtë janë zhdukur njëherë e përgjithmonë”. Kjo ishte deklarata e atëherë Presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi teksa u uronte mirëseardhjen 10 anëtareve të reja të Bashkimit Europian, tetë prej të cilave nga ish-blloku komunist.

Sot, 14 vite më vonë, këto ndasi po “rilindin” dhe në shumë prej këtyre vendeve “të reja” të BE-së po shfaqen gjithnjë e më fort të ravijëzuara linjat e ashpra. Demokracia liberale, pika më e fortë e Unionit, sot po sulmohet nga brenda dhe vetë Blloku po tregohet i paaftë, të paktën deri më tani për t’iu kundërvënë këtyre qëndrimeve.

Epiqendra e këtij rebelimi është në Budapest, ku Kryeministri hungarez, Viktor Orban po kandidon për t’u rizgjedhur këtë të dielë. Me një retorikë të ashpër kundër liberalizmit, që vjen si një shuplakë jo e papritur për “Perandorinë” BE, ai premton që të përqendrojë edhe më tej pushtetin në duart e veta, duke e tërhequr vendin drejt një regjimi autokratik.

“Rebelimi” i Orban përbën një rrezik akoma më të madh për BE-në nga ai që Unioni u përball në 2016, kur britanikët votuan për divorcin dhe pyetja që ngrihej ishte se kush e kishte radhën. Por, tani nuk bëhet fjalë më se kush e ka radhën për t’u larguar.

“Viktor Orban nuk dëshiron largimin nga BE. Ai dëshiron që ta ndryshojë BE-në”, deklaronte pak kohë më parë një zyrtar i lartë gjerman.

E deri diku, ai ja ka arritur. Orban ka gjetur imitues në Poloni dhe admirues në Çeki, Austri dhe mes politikanëve të lartë në Gjermani.

Kundërshtarët e Orban në Bruksel duken të pafuqishëm për ta ndalur dhe në vend që të ndëshkojnë Hungarinë për një sërë ligjesh e qëndrimesh që bien ndesh me normat dhe vlerat e BE-së, vazhdojnë që të derdhin miliarda euro ndihmë, që kritikët vendorë të Orban thonë se është jetike për ekonominë, por mbush edhe xhepat e miqve të Kryeministrit.

“Orban po e lufton BE-në me miliardat që vetë BE i jep. Lenini thoshte: “Kapitalistët do të na shesin litarin me të cilin ne do t’i varim”. Por, në këtë rast, BE nuk po e shet, po ja jep falas Orbanit”, thotë Peter Kreko i “Political Capital” në Budapest.

BE nuk ka patur asnjëherë dhe ende nuk i ka mjetet e duhura për t’u përballur me udhëheqës tekanjozë dhe të pabindur si Orban, sepse nuk e ka imagjinuar kurrë se do t’i nevojiteshin, edhe kur blloku u zgjerua përtej Europës Perëndimore në vende me një përvojë të vakët demokracie.

Në fillim të këtij mijëvjeçari, BE përbëhej nga vetëm 15 vende dhe asnjëri prej tyre nuk ndodhej përtej “Perdes së Hekurt”. Me rënien e komunizmit, vendet e Europës Lindore e shihnin BE-në dhe NATO-n si zgjidhja për t’u shkëputur nga orbita ruse dhe çarku i Moskës. Këtu, Perëndimi i zhvilluar dhe me demokraci të qëndrueshme pa një mundësi për të zgjeruar ndikimin e vet në gjithë kontinentin.

Gjithkush paramendoi se koha do të zhdukte diferencat, si në sistemin e qeverisjes, ashtu edhe në ekonomi dhe anëtarët e rinj do të adoptonin vlerat dhe rregullat e institucioneve të BE-së dhe të vendeve “të vjetra” anëtare të bllokut.

Llogaritë ishin bërë gabim.

“Donim të besonim se historia do të na jepte të drejtë dhe ne do të ishim në krahun e duhur të saj. Kurrë nuk e menduam që historia mund të shkojë në të kundërtën e asaj që menduam”, thotë një zyrtar gjerman në kushte anonimati.

Hungaria është dështimi më i madh sa i takon kësaj dhe Peter Balazs, ish-ministër i Jashtëm e shpjegon këtë dështim me iluzionet paralele.

“Një iluzion hungares që BE do të zgjidhë gjithçka, që BE do të zgjidhë problemet tona dhe një iluzion europian që ata (hungarezët) do të bëhen si ne”, thotë ai.

Rezultati ishte një terren i lirë për Viktor Orban. Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2010 ai e ka përdorur “defektet” dhe paratë e Brukselit për retorikën dhe politikat e tij dhe të gjitha këto pa u trembur dhe pa vuajtur asnjë pasojë.

“Në fakt, kam më shumë respekt për euroskeptikës që të paktën të thonë që nuk u pëlqen Bashkimi Europian, që nuk u pëlqejnë vlerat që ai përfaqëson. Ti do paratë e BE-së, por jo vlerat e BE-së!”, i drejtohej Viktor Orbanit ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt vitin e kaluar gjatë një seance të Parlamentit Europian.

Verhofstadt, që drejton bllokun e qendrës në PE, ka kritikuar udhëheqësit e BE-së për dështimin në vendosjen e sanksioneve për Hungarinë, pavarësisht se Orban ka një retorikë nacionaliste dhe me krenari merr si shembuj Rusinë dhe Kinën, si vende model e rrugën e të cilave duhet të ndjekë edhe vendi i tij.

Ai ka përforcuar ndikimin e partisë së vet në ushtri, institucione të tjera, përfshirë prokurorinë dhe në shoqëri, përfshirë mediat. Nëse rizgjidhet, ashtu siç pritet të ndodhë gjerësisht, 54-vjeçari pretendon të vazhdojë edhe më tej me legjislacionin, duke ndaluar edhe grupet humanitare që veprojnë në vend për refugjatët dhe shtresat në nevojë.

Slogani i tij i fushatës elektorale ka një “triniti” armiqsh; Brukseli, myslimanët dhe George Soros. Se si ka ndryshuar Hungaria, e tregojnë raportet e Freedom House. Në 2011 ky vend merrte pikët maksimale sa i takon lirië, por tani është vendi më pak i lirë në gjithë Bashkimin Europian. Transparency International e rendit nga ana tjetër vendin e dytë më të korruptuar të BE-së, fill pas Bullgarisë.

Megjithatë, këto nuk e pengojnë që të jetë vendi më përfitues prej Brukselit, nga i cili vetëm në 2016 përfitoi 4.6 miliardë euro, pavarësisht se kishte kontribuuar më pak se 1.23 miliardë në buxhetin e përbashkët të unionit.

Paratë kanë ndihmuar ekonominë hungareze, që rritet me shifra të shëndetshme, por kanë përfunduar edhe në xhepat e miqve, aleatëve dhe familjarëve të Viktor Orbanit.

“Janë paratë e taksapaguesve europianë që ushqejnë këtë sistem që e lejojnë Orbanin të forcohet gjithnjë e më shumë. Ai vendos se kush mund të jetë lider politik dhe kush jo në Hungari dhe nëse je një lider i korrupsionit, atëherë mund të bësh pjesë e sistemit”, thotë Sandor Lederer, nga K-Monitor, monitoruese korrupsioni me bazë në Budapest.

Ajo që duket më shqetësuese për bllokun është fakti që “Orbanët” në lindje po shtohen. Në Poloni po ecet në të njëjtat gjurmë, në Çeki admiruesit e Kryeministrit hungarez janë të shumtë, por admirues Orban gjen edhe tek vetë zyrtarët e lartë në Gjermani.

Ndaj, Orban shfaqet në samitet e Brukselit i qeshur dhe duke bërë shaka me udhëheqësit e tjerë të BE-së, një pjesë e të cilëve i druhen faktit se po i dolën atij kundër do të krijojnë një efekt zinxhir armiqsh, por edhe kosto elektorale e politike në shtëpi.

Gjuha e ashpër e Orban mbi refugjatët dhe emigrantët u huazua edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz dhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, që kanë dhënë sinjale për të adoptuar masa të ngjashme të ashpra, madje duke i thurur elozhe kryeministrit hungarez si një “mik i nderuar”.
Marrë nga Washington Post

Tags: viktor orban
Previous Post

Rama, takim jo publik me biznesmenët e Kukësit

Next Post

Euro kapi sot një rekord të ri në zbritje

droni

droni

Next Post
Monedha euro vazhdon të zhvlerësohet

Euro kapi sot një rekord të ri në zbritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.