Balerina bukuroshe Klaudia Pepa ka një lajm të ri për të gjithë ndjekësit e saj.
Balerina shqiptare përmes disa fotove të publikuara në Instagram tregon se do të jetë imazhi zyrtar i Adidas. Klaudia sic e shihni dhe nga fototy duket shumë elegante, teksa pozon me koleksionet e reja të veshjeve dhe aksesorëve të kësaj marke sportive.

Pasi mori pjesë në edicionet e “Amicit”, ajo ka ndërmarrë edhe nismën e saj më të fundit, “Klaudia Dance Academy”, një shkollë profesionale baleti për fëmijë dhe të rritur, ku mësohen të gjitha zhanret nga ai klasik tek baleti modern nga vet balerina e famshme shqiptare, dhe kolegu i saj Leon Çino.












