Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me studentë të gazetarisë në Universitetin e Tetovës në Maqedoni.

“Sot me kënaqësinë më të madhe prita në një takim tepër të hapur, studentë të gazetarisë së Universitetit Shtetëror të Tetovës. Kur dëgjoja pyetjet dhe mendimet e tyre, bindesha se të rinjtë do të udhëheqin ndryshimin në vendet tona”, shkruhet në faqen në Facebook të kreut të shtetit.












