Në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel, mirëpritëm dhe përgëzuam Presidentin e ri të Parlamentit Europian Antonio Tajani, i cili u zgjodh me propozim të grupit të EPP-së në Parlamentit Europian.
Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si Zëvendës President dhe Komisioner i Komisionit Europian. Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re” shkruan Basha.











