• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LULZIM BASHA */ Shkodra ka prapë misionin historik për t’i prirë betejës për largimin e bandës kriminale

droni by droni
2 April, 2018
in Kronika, Kryesore, Opinion, Politika
0
LULZIM BASHA */  Shkodra ka prapë misionin historik për t’i prirë betejës për largimin e bandës kriminale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të  dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës,

Të dashur prindër, familjarë, miq dhe shokë të dëshmorëve të 2 prillit.

Të nderuar deputetë, të zgjedhur vendorë, zonja kryetare e bashkisë, drejtues të Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar, drejtues vendor të Qarkut Shkodër.

Të dashur të rinj e të reja nga Shkodra dhe mbarë Shqipëria.

Zonja dhe zotërinj,

27 vite më parë diktatura në frymën e saj të fundit preu në lulen e rinisë katër djem plot me ideale dhe ëndrra të mëdha për Shqipërinë si gjithë Europa.

Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut.

Sot në këtë ditë të dytë të shenjtë për besimtarët katolikë, ditën e dytë të Pashkës, është rasti të kujtojmë, bashkë me simbolikën e ringjalljes që ajo sjelle për besimtarët e krishterë, edhe bindjen tonë të thellë të cilën e përsërisim vit pas viti me praninë tonë në këtë altar të lirisë, se rrasa e varrit, nuk është fjala e fundit për 4 heronjtë tanë, heronjtë e Shkodrës, heronjtë e demokracisë që jetojnë dhe do të jetojnë në përjetësi, me veprën e tyre të pavdekshme.

Emrat e tyre që kumbojnë fort në në këtë shesh i kujtojnë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë çmimin e shtrenjtë të lirisë me të cilin krenohet Shkodra, ky qytet djep i kulturës, i qytetarisë, i krenarisë kombëtare dhe bastion i demokracisë shqiptare.

4 heronjtë e 2 prillit dhe qindra qytetarë të plagosur e të dhunuar egërsisht  nga shteti policor janë dëshmia në altarin e lirisë së kombit se demokracia në Shqipëri erdhi me përballje dhe trimëri qytetare, me sakrifica, me flijim.

Nderim dhe mirënjohje përjetë martirëve, heronjve, dëshmorëve të demokracisë.

Vrasja e Arbenit Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut  ishte pa dyshim një akt hakmarrje kriminale i regjimit që po rrëzohej. Ishte po ashtu instikti shtazarak për të mbjellur frikë dhe terror, që buronte nga vetë natyra e diktaturës në shembje të pakicës absolute mbi shumicën absolute të shqiptarëve.

Pushteti i çon tek dhuna, i çon tek hakmarrja, i çon tek krimi. Me 2 prill 1991 banditët me pushtet përzgjodhën më të mirët, më të vendosurit, më guximshmit sepse e dinin mirë se fundi do t’u vinte prej tyre.

Por sakrifica e tyre ngriti në këmbë Shkodrën dhe pas Shkodrës, të gjithë Shqipërinë. Çmenduria barabare nuk i vrau dot ëndrrat e tyre të pastra, nuk  e ndali dot flurudhën e lirisë, që fluturoi me krahës e rinisë shkodrane, me krahët e rinisë shqiptare.

2 prilli i vitit 1991 i mori Shkodrës dhe demokracisë 4 jetë të pakthyeshme, por na dha një dëshmi sa të pashlyeshme, historike po aq edhe aktuale:

Për pushtetin dhe pasurinë e tyre, trashëgimtarët politikë të diktaturës nga Edi Rama, tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, kthehen në gen, kthehen në identitet, kthehen tek dhuna, tek urrejtja, tek krimi, tek shtypja, tek korrupsioni, kthehen tek grabitja e popullit dhe luksi për vete, tek pashpirtësia ndaj të tjerëve, kthehen tek diskriminimi politik dhe ekonomik.

Kjo dëshmi është sot më akute se kurrë.  Rama, Ruçi dhe dhe pinjollët e tjerë të diktaturës komuniste duan pushtet dhe pasuri me çdo kusht e me çdo çmim. Njësoj si para 27 vitesh vjedhin votën, shkelin ligjin, dhunojnë qytetarët e pasurohen për vete.

Modeli i tyre është e shkuara, është krimi që vrau djem të rinj, janë kriminelët, është pasurimi i qeveritarëve dhe varfërimi i qytetarëve.

Edi Rama me një grusht klientësh oligarkë po grabit Shqipërinë, po grabit të varfërit. Ai e ka nxjerrë Shqipërinë në pazar dhe po e ndan me atë që e paguan më shumë. Shqipëria ka sot për kryeministër një njeri që grabit, vjedh dhe bën pazare dhe pastaj çon policinë për të mbrojtur këto pazare, si në “Rrrugën e Kombit”.

Për të varfërit ka taksa, ka polici, ka dhunë. Për Edi Ramë, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Ilir Beqën, Arben Ahmetajn, Gramoz Ruçin dhe oligarkët e tyre, ka ka para, liri dhe pandeshkueshmëri edhe kur janë të zhytur në krim dhe vjedhje.

Sot në krye të vendit është një bandë e zhytur në drogë dhe në krim. Gjysma e qeverisë është e dëndur në kokainë. Gjysma e qeverisë janë bashkëpunetorë të grupeve kriminale. Edi Rama bashkë me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri mundësoi dhe bashkëpunoi me trafikun e drogës nga Shqipëri.

Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal: politikanë-oligarkë-kriminelë kanë kapur shtetin, ekonominë, dhe gjithë Shqipërinë.

Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria do të marrë fund.

Ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomike, nuk prodhon dot zhvillim, nuk krijon vende pune, nuk prodhon asgjë.

Ne Shqipërinë e Edi Ramës njësoj si në atë të diktaturës nuk ka te ardhme. Dhe emigracioni vazhdon te jete shpresa kryesore e njerëzve.

Ky është regjimi i sundimit të një grushti njerëzish që punojnë vetëm për një qëllim: të pasurohen për vete, të sundojnë përmes dhunës, grabitjes, gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

Ky është muaji, ku maska e Edi Ramës ka rënë para çdo shqiptari.

Taksa e “Rrugës së Kombit”, TVSH-ja për bizneset e vogla, taksa e rritur e banesave dhe pronave, faturat e rritura të ujit dhe të dritave, përjashtimi i mijëra familjarëve nga ndihma ekonomike, janë aktet e fundit të një grabitqari dhe mashtruesi, që pasi vjedh, përbuz dhe tallet me popullin e tij.

Por unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim.

I them sot nga Shkodra, se ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndalur, derisa tirania e krimit të rrëzohet!

5 ditë më parë e sfudoi popullin me fjalorin e tij të ndyrë.

Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar. Ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, të pranojnë kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës me një grusht njerëzish qëe pasurohen mbi gjakun dhe djersën e tyre.

Sot është e qartë për të gjithë:

Shqiptarët nuk kanë, shqiptarët varfërohen, shqiptarët largohen sepse banda qeveritare e Edi Ramës i grabit, shpërdoron, vjedh, diskriminon dhe nuk jep më asnjë shpresë.

Regjimi i Edi Ramës kriminal dhe i korruptuar i Edi Ramës  mbjell vetëm varfëri, papunësi, pasiguri. Ndaj Shkodrës, Kukësit dhe Veriut Edi Rama rezervon vetëm ndasi, urrejtje, diskriminim. Shkodra e ka provuar dhe e provon hakmarrjen primitive të Edi Ramës që e përmbyt dhe as nuk merr mundimin ta vizitojë e jo më ta dëmshpërblejë. Që i sa herë ndan fondet e shtetit e diskriminon Shkodrën dhe shkodranët si askënd tjetër.

Njësoj si etërit e tij politikë, Edi Rama beson se pushteti është mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi liritë e të drejtat, mbi vetë individin dhe qytetarin e lirë. Se pushteti është dhuna, shtypja, poshtërimi, shfrytëzimi, arroganca dhe kërbaci për të tjerët, luksi dhe pasurimi për vete.

Në këto javë kam takuar qindra banorë të Shkodrës të përmbytur dhe të braktisur.

Kam biseduar me ju. Kam takuar kuksianë e mirëditorë të revoltuar. Dua t’ju them nga altari i lirisë, se ju nuk jeni vetëm, me ju është e gjithë Shqipëria. Nuk ka rrugë tjetër për të larguar të keqen përveçse përballjes me të, Kukësi u përball dhe e ndali të keqen.

Së bashku me Kukësin, do ta zbrapsim.

Le të jetë ky,  një fillim i mbarë i pranverës që po vjen.

Detyra e madhe e PD dhe të gjithë njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm është për të shkëputur një herë e mirë lidhjet e politikës me krimin dhe lidhjet e qeverisë me oligarkët dhe interesat private në kurriz të popullit.

Një PD e çliruar nga korrupsioni, e çliruar nga krimi, e cliruar nga oligarkët ka vetëm një interes: interesin e njerëzve, interesin e shkodravëve, interesin e shqiptarëve.

Zotohemi së bashku në këtë altar të lirisë se gjithë sa kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim, as nuk do t’i harrojmë kur të vijë ora e përgjegjësisë së pushtetit: ne nuk do falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, askënd që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët.

Nuk do të ketë politikan nga kryeministri deri tek punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do japë llogari për vjedhjet, grabitjet, dhunimet që i janë bërë vendit, Kushtetutës dhe ligjit.

Ne do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët e paskrupuj dhe grabitqarë që vjedhin çdo gjë përmes koncesioneve, PPP-ve dhe pazareve me politikanë.

Të zotohemi t’ia heqim lakun në fyt biznesit të vogël, të rikthejmë projektin tonë ekonomik, më modernin në Ballkan, me përjashtimin nga TVSH-ja të gjithë sipërmarrjeve të vogla, me xhiro nën 12 milionë lek të reja në vit. Le të rikthejmë projektin tonë të zhvillimit të sigurtë, me standarde dinjitoze, me paga dhe punësim dinjitoz, me siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Nga ky vend i shenjtë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët e lirë, deklarojmë edhe një herë, si çdo vit, se heronjtë e 2 prillit dhe ëndrrat e tyre janë frymëzimi ynë i pavdekshëm.

Shkodra, është djepi i shpresës dhe besimit, i forcës dhe mençurisë, i kurajos dhe vendosmërisë, ka prapë rolin dhe peshën historike, misionin për t’i prirë që sot betejës për të larguar bandën kriminale dhe për të çelur një ditë të re të lirisë për çdo shqiptar e për mbarë Shkodrën.

Rroftë Shkodra!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

* Fjala e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha në 27-vjetorin e ngjarjes së 2 Prillit në Shkodër

Tags: 2 prillLulzim Bashashkoder
Previous Post

FOTO GALERI/ Arnauti Met Kanani del në gjyq, policia shqiptare yxhym në Stamboll

Next Post

MESAZHI & EMRI/ Vlorë, një tjetër person zhduket në det, gjendet letra në shishe: Nënë, ja ku i kam fshehur lekët

droni

droni

Next Post
MESAZHI & EMRI/ Vlorë, një tjetër person zhduket në det, gjendet letra në shishe: Nënë, ja ku i kam fshehur lekët

MESAZHI & EMRI/ Vlorë, një tjetër person zhduket në det, gjendet letra në shishe: Nënë, ja ku i kam fshehur lekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.