Një 14-vjeçar nga Akernia e Novoselës ka tentuar të vetëvaret.
I mituri me iniciale A. M., është gjetur në kohë nga familjarët e tij të cilët e kanë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet për përfshirjen e të miturit në sekte fetare.












