Një shtëpi dykatëshe në fshatin Torovicë të Lezhës është shkrumbuar nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar. Për shkak të rrugës së shkatërruar, zjarrfikësit kane mbërritur me vonesë, duke bere që shtëpia të digjet e gjitha pa mundur të shpëtohet asgjë prej saj.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit të kenë qenë luhatjet e energjisë elektrike.











