Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi sot në mbrëmje një takim me aleatet në selinë e PD. Takimi nisi pak caste pas mbylljes së protestës në Kalimash ndërkohë që pritet një dalje për mediat nga drejtuesit e opozitës fill pas fjalimit të Kryeministrit Rama i cili kërcënoi me arrestime dhe dhunë të gjithë ata që morën pjesë në protestë.
Në takim marrin pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili si dhe Klajda Gjosha, kreu i PR, Fatmir Mediu si dhe aleatë të tjerë.
Protesta u shoqërua me incidente dhe dhunë nga ana e policisë duke dëmtuar me dhjetra protestues.











