Mijëra qytetarë nga Kukësi dhe Kosova kanë dalë në protestë kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit.
Përfaqësues të organizatorëve të protestës i kanë bërë thirrje policisë të mos provokojë, ndërsa protestuesve ju kanë kërkuar për të mos u tërhequr nga protesta deri në heqjen e taksës, pasi është një diskriminim i banorëve të zonës verilindore të Shqipërisë.
“Ne kemi ardhur për të protestuar paqësisht, por policia na provokoi. Nuk pranojmë negociata, të hiqet taksa”, është shprehur një nga banorët.






















