Dielli mesa duket do i lërë vendin vranësirave duke nisur nga dita e sotme dhe të dielën më pas edhe shirave.
Sipas sinoptikanëve e diela dhe e hëna do të sjellin edhe rënie të temperaturave me 5 – 6 gradë dhe reshjet do të jenë intensive. Dita e diel parashikohet edhe me më shumë reshje.
Vetëm gjatë ditës së martë do të kemi një mot të kthjellët ndërsa java do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje.












