• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ushtarët me shqiponjë”, PDIU kundër Greqisë: Shtet racist, të njoftohet OKB

admin by admin
24 January, 2017
in Politika
0
“Ushtarët me shqiponjë”, PDIU kundër Greqisë: Shtet racist, të njoftohet OKB
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

PDIU ka reaguar pas qëndrimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë ku kërkonte dënim maksimal për 7 ushtarakët me origjinë shqiptare, të cilët u fotografuan brenda një reparti ushtarak teksa bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi reagimin e qeverisë greke ndaj rekrutëve shqiptarë duke e cilësuar absurd.
 “Ky reagim vërteton se Greqia është ende e ngërthyer në nacionalizmin e shekullit të shkuar, duke mos pranuar identitetin ndryshe të shtetasve të saj.
 
Është e njëjta gjë sikur Shqipëria të mos pranonte në ushtri asnjë minoritar, e për më tepër të mendojë që këta shtetas do mund të ishin deputetë, kryetarë bashkie apo ministra që në Shqipëri i gjen shpesh.
 
Kujtojmë që në raste skandaloze, si parada zyrtare e ushtrisë greke, ku këndoheshin këngë që thërrisnin për vrasjen e shqiptarëve, qeveria greke nuk ndërmori të njëjtat veprime.
 
Autoritetet shtetërore greke po rrëfejnë mosrespekt të thellë për të drejtat e njeriut, po na shfaqen me nota primitiviteti dhe atavizmi edhe përballë respektimit të shtetasve të vet’ shprehet PDIU.
 
Më tej në vazhdim të deklaratës së saj, partia që mbron të drejtat e çamëve i kërkon qeverisë shqiptare që të njohë partnerët në NATO mbi shkeljet e vazhdueshme të shtetit grek.
 
“Greqia është i vetmi vend europian që nuk njeh minoritetet dhe nuk pranon se një shtetas grek mund të ketë kombësi apo besim fetar të ndryshëm.
 
Krimi i ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë tregon për një mentalitet që zë fill vite të shkuara e që vazhdon edhe sot.
 
PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të njohë partnerët tanë në NATO mbi shkeljet e vazhdueshme që shteti grek bën ndaj bashkëkombasve tanë duke nisur nga shkelja e hapur dhe e vazhdueshme e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
 
Kërkojmë gjithashtu që të bëhen me dije këto veprime në dhunim të drejtave të njeriut në instancat e Këshillit të Europës, OSBE, BE dhe OKB, ku respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve ka një rëndësi primare” mbyllet reagimi i PDIU.
 
Për sjelljen e ashpër të Athinës zyrtare ka reaguar edhe deputeti i PS, Piro Lutaj, i cili e konsideron Greqinë një shtet racist për masat ekstreme që ka ndërmarrë ndaj shqiptarëve që bënë simbolin e shqiponjës.
 
Veprimin nga rekrutët me origjinë shqiptare, Lutaj e konsideron njëlloj sikur autoritetet shqiptare të merrnin masa ndaj dhjetra flamujve grekë, të cilët janë vendosur kudo nëpër banesa të shtetasve shqiptarë, kryesisht në jug të vendit.
 
Lutaj thotë se sjellja e ministrit të Mbrojtjes Kamenos është për shkak të pikiatës elektorale, por shpreson për një zgjidhje diplomatike me qeverinë greke të këtij problemi.
 
“Është e disata herë radhazi, që nje element rracist perfaqesues i shtetit grek, ndërmerr masa të tilla ekstreme ndaj shtetasve të vet, duke mos iu respektuar liritë themelore të parashikuara jo vetëm në konventat europiane e ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin e brendshëm të tyre.
 
Bërja e simbolit të shqiponjës nga rekrutët me origjinë shqiptare, nuk kishte asnje arsye qe të konsiderohej e rrezikshme nga autoritetet greke te Ministrisë së Mbrojtjes.
 
Është njëlloj sikur autoritetet shqiptare të merrnin masa ndaj dhjetra flamujve grekë, të cilët janë vendosur kudo nëpër banesa të shtetasve shqiptarë, kryesisht në jug të vendit.
 
Megjithatë ky lloj presioni që vjen nga ministri grek i mbrojtjes, është i përsëritur dhe i ulët, e për më tepër ndaj një fqinji dhe homologu antar i NATO-s.
 
E kuptoj pozitën e vështirë politike të Panos Kamenos, i cili ndodhet në pikiatë elektorale, por kjo nuk e motivon ate ne përdorimin e gjesteve të tillë në dëm të reciprocitetit mes dy fqinjve për të realizuar qëllimet e tij personale.
 
Shpresojmë për një zgjidhje diplomatike me qeverinë greke të këtij problemi, dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen” thuhet në reagimin e Lutajt në Facebook.

Pas gjestit të 7 ushtarakëve me origjinë shqiptare ministri grek Panos Kamenos mësohet të ketë deklaruar se ushtarët e repartit në Mesologji, duhet të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në të ardhmen.
 
7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve. Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar.

Previous Post

Erdhi në Shqipëri që të transportonte drogë, lirohet piloti italian Guido Guidi

Next Post

Vodhi 150 milionë lekët e klientit të bankës, pezullohet sekretari i prefekturës së Lezhës

admin

admin

Next Post
Vodhi 150 milionë lekët e klientit të bankës, pezullohet sekretari i prefekturës së Lezhës

Vodhi 150 milionë lekët e klientit të bankës, pezullohet sekretari i prefekturës së Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.