Mëngjesin e sotëm në buzë të lumit Shkumbin është gjetur një kufomë mashkulli rreth 50 vjeç.
Trupi i pajetë është gjetur nga punonjësit e Landfillit, në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ndërsa mësohet se shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e viktimës, por nga veprimet e para nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 29. 03. 2018 rreth orës 10:45, në fshatin Katundi i Ri Elbasan, në buzë të Lumit Shkumbin nga punonjësit e Landfillit është gjetur një kufomë e gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç.
Shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës. Nga veprimet e para nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë.
Policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.












