Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Tiranë – Durrës ku mësohet se janë lënduar disa persona, ndër ta tre vajza në gjendje të rëndë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një furgon është përplasur me një trailer. Vajzat e plagosura kanë qenë duke pritur në anë të rrugës, ndërsa furgonat kanë nxituar kush të merrte më parë pasagjerët.
Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë nisur në spitalin e Durrësit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.















