Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në DV P., Tiranë, u kap dhe u ndalua personi i shpallur në kërkim, Arben Veizaj, 54 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturve” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i pasaportave” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 128/b/3, 189 dhe 55 i Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP., Vlorë për veprime të mëtejshme proçeduriale.












