Në prill të viti 2016, Florenc Hoxha u dënua me 1 vit e 4 muaj burg nga gjykata, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe plagosjes së lehte me dashje. Por, gjykata e Apelit e shpall të pafajshëm ish-kreun e Policisë Bashkiake Florenc Hoxha.
Apeli vendosi të prish vendimin e dënimit dhe të pushoj akuzën ndaj Hoxhës.
Në fund të vitit 2015, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ish-drejtorin, Florenc Hoxha dhe 27 inspektorë. Ata akuzoheshin për shpërdorim detyre.











