Sot kanë nisur protestat e para për vendimin e Qeverisë për të vendosur taksë për mjetet që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’ ka ardhur protesta nga pala kosovare.
Sot, 150 kamionë nga Kosova po protestojnë në Morinë, duke vendosur pankarta në kamionët e tyre.
“Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve”, “S’po hjekim kufi, po qesim kufi” janë disa nga pankartat e vendosura në kamion.
Ata janë futur bosh në Shqipëri dhe do kthehen bosh.
Në protestë janë importues të kripës, hekurit, tullave, mallra ushqimore etj.













