Nga Kastriot Dervishi

Më 27 mars 1920, ora 9.45, nisi për herë të parë jeta parlamentare e shtetit shqiptar. Deputetët u mblodhën në godinën e Zija Toptanit (sot selia e Akademisë së Shkencave), në anën lindore të ndërtesës (evidentuar në foto). Në atë kohë parlamenti quhej herë Senat dhe herë Këshilli Kombëtar.
Punimet i çeli deputeti më i vjetër Mytesim Këlliçi, duke pasur sekretar më të riun, Kostaq Kottën. Kjo trupë parlamentare deri në 15 nëntor 1920 zhvilloi 70 mbledhje.
Kryesia e parë e parlamentit ishte:
– Xhemal Naipi – kryetar
– Spiro Koleka – nënkryetar
– Hilë Mosi – sekretar












