Gazetari amerikan i FOX 5 ka bërë shqiponjën me duar teksa po transmetohej një live streaming ne Facebook i këngëtares shqiptare Lindita Halimi që do të prezantojë Shqipërinë në Eurovizion. Lindita ishte në studion muzikore në Atlanta me gjasë duke punuar për këngën ose versionin final të saj e që më pas do të ngjitet në skenën e Eurosong në Kiev të Ukrainës. Gazetari amerikan Paul Milliken e ka uruar këngëtaren shqiptare pasi ata ishin bashkë në studion muzikore duke ndjekur ecurinë e Linditës .
Ai përvecse bëri shqiponjën premtoi që do ta ndjekë live Eurosongun dhe do të bëjë tifo për Shqipërinë e madje duke bërë shqiponjën me duar.











