Qeveria ka akorduar 2 milion e 240 mijë lekë për kurimin e deputetit socialist, Bashkim Fino.
Në mbledhjen e këshillit të ministrave, është miratuar sot vendimi që i akordon një fond në emër të deputetit të PS-së Bashkim Fino, ku i mbulon pjesërisht shpenzimet për kurimin e tij.
Socialisti ndodhet në një spital në Itali, ku po kurohet për shkak të një sëmundje.
Kjo është hera e tretë që qeveria akordon fond për kurimin e ish kryeministrit socialist.
Në tetor të vitit 2016 për të janë akorduar 560 mijë lekë. Ndërsa në nëntor të të njëjtit vit, 1 milion e 100 mijë lekë. Në total, për kurimin e Bashkim Finos qeveria ka akorduar 3 milion e 396 mijë lekë











