• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha i përgjigjet Xhafajt: Për kokainën e Durrësit, ndiq gjurmët e Edit dhe Olsit

droni by droni
21 March, 2018
in Kronika, Kryesore, Politika, Video, web tv
1
VIDEO/ Basha i përgjigjet Xhafajt: Për kokainën e Durrësit, ndiq gjurmët e Edit dhe Olsit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur sot ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas letrës së këtij të fundit për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të marrë dëshminë e tij dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kjo deklaratë, letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, është vendosja de jure e prokurorisë nën tutelën e qeverisë.

Informacioni më i sigurt është prokuroria. Të hetojë dhe gjenden gjurmët e kokainës.

Informacioni i dukshëm që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi dhe Edi Ramën”, tha Basha.

Gjatë deklaratës së tij, Basha ka vënë alarmin edhe për politikën shkatërruese ekonomike të qeverisë, nisur nga raporti i fundit i FMN-së.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës

Dje keni ndjekur konkluzionet e misionit faktmbledhës të FMN-së. Ekonomia është dështimi më spektakolar i qeverisë “Rama”. Përshkrimi i dështimeve të qeverisë socialiste në ekonomi është skandaloz;  

·        Rritja e taksave për bizneset e vogla dhe për  qytetarët e thjeshtë.

·        Marrja e borxhit publik në nivele të rrezikshme kolapsuese për ekonominë,

·        Shpërdorim dhe grabitje e pasurive dhe parave publike me anë të PPP-ve dhe me anë të projekteve rilindjes urbane.

Shqetësimet e ngritura nga Partia Demokratike dhe nga opozita këto 4 vite janë të konfirmuara në këtë raportim. Efektet e shkatërrimit ekonomik që Edi Rama i ka sjellë vendit tani janë të dukshme, të raportuara dhe nuk mund të mbulohen më.

Misioni i FMN-së ka bërë paralajmërime kritike dhe serioze për të ardhmen e vendit. FMN ka lëshuar një mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të keqësohet edhe më keq në të ardhmen.

Mbarimi i TAP-it dhe Devollit, investime të siguruara nga qeverisja demokrate do ta thajnë ekonominë nga financimet e huaja që janë të domosdoshme për të krijuar punësim, mirëqenie dhe për të rritur ekonominë dhe kjo qeveri nuk ka siguruar fare investime të huaja të reja për ekonominë.

FMN-ja e thotë qartë, mbarimi i këtyre dy investimeve do të sjellë rënien ekonomike.

FMN-ja i bie alarmit se borxhi ka arritur një rekord të papërballueshëm, gati 72 % e prodhimit të vendit. Madje në këtë borxh nuk përfshihet borxhi i fshehur përmes PPP-ve, i cili e rrit nivelin edhe me 10 pikë të tjera, duke çuar borxhin real në 82% të prodhimit të vendit.

Ky nivel i lartë i borxhit është i rrezikshëm për ekonominë shqiptare dhe mund ta çojë vendin drejt krizës financiare.

FMN-ja ka zbuluar edhe hipokrizinë e kësaj qeverie. Kur erdhi në pushtet Edi Rama bëri një vit propaganda, duke e kthyer në çështje kombëtare, se gjeti 240 milionë dollarë fatura të papaguara nga qeveria, shumica për punë të pambaruara. E quajti gropë financiare të tmerrshme, krizë financiare për vendin e lloj-lloj epitetesh të tjera.

Sot detyrimi i papaguar i kësaj qeverie është 270 milionë dollarë ose 1.8% e Prodhimit Vjetor të Vendit. FMN-ja ka ngritur shqetësimin e madh se paratë e shqiptarëve shpenzohen për projekte investimesh të kota, pa leverdi ekonomike, pa leverdi për qytetarët.

Miliarda dollarë ka harxhuar kjo qeveri për fasada dhe investime në zyra, të cilat vetëm harxhojnë para dhe nuk sjellin asgjë të mirë në ekonomi, nuk sjellin asnjë vlerë në mirëqenien e qytetarëve.

Rilindja urbane ka qenë një shpërdorim i madh i parave të shqiptarëve pa asnjë përfitim.

Prandaj FMN-ja bën thirrje që duhet të vendosen prioritete të qarta se ku duhet të harxhohen paratë e shqiptarëve. Raporti i FMN-së demaskon edhe një propagandë tjetër mashtruese të qeverisë; reformën në sektorin e energjisë. FMN thotë hapur; reformat në sektorin e energjisë janë dështim dhe kërkon përmirësime urgjente. Qindra milionë dollarë të harxhuara në sektorin e energjisë kanë shkuar dëm, janë shpërdoruar. OSHEE-ja është një ndërmarrje e korruptuar e vënë në shërbim të klientëve të qeverisë qe vjedhin me kontrata dhe tendera paratë e shqiptarëve.

FMN-ja rithekson edhe njëherë rrezikun e madh të PPP-ve. Një kërcënim i jashtëzakonshëm për të cilin opozita, Partia Demokratike i ka rënë e para alarmit kombëtar. FMN-ja bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të PPP-ve me kërkesa nga privatë. FMN-ja kërkon të ndryshojë rrënjësisht vendimarrja për PPP-të dhe të bëhen analiza të vërteta përpara se të merren vendime mbi to.

Në fakt, PPP-të kanë vetëm një qëllim; vjedhjen e parave të shqiptarëve për klientët e Edi Ramës. Vitin e fundit PPP-të po kthehen në mjetin kryesor të qeverisë për pastrimin e parave të pista të krijuara nga droga dhe krimi i organizuar. I gjithë projekti 1 miliardë është një projekt mashtrues ku kombinohet vjedhja e parave publike dhe qarkullimi i parave të pista në shërbim të Edi Ramës dhe një grushti klientësh rreth tij.

Natyrisht, Edi Rama nuk mund ta dëgjojë FMN-në sepse kjo, PPP-ja është mënyra për të mbushur xhepat e vetë dhe të miqve të tij duke vjedhur shqiptarët dhe e dyta është mënyra e pastrimit të parave të krimit dhe drogës. Për të gjithë shqiptarët e tjerë që e dëgjuan qartë, thjeshtë dhe mirë mesazhin e FMN-së, është koha për vetëdijësim, është koha për të ndërmarrë të gjitha veprimet, për të ndalur këtë politikë shkatërruese për ekonominë dhe për vendin.

Pyetje: Sot Ministri i Brendshëm i ka dërguar Prokurorisë një letër në të cilën i bëhet thirrje që tu marrë dhe pyetur ju dhe z Berisha lidhur me drogën e Maminasit. Si e komentoni këtë letër të ministrit të Brendshëm për Prokurorinë dhe a do të ishit të gatshëm të shkonit në Prokurori?

Basha: Kjo deklaratë, kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, Ministrit të Brendshëm. Është vendosja edhe de juro e Prokurorisë nën urdhrat e qeverisë, nën urdhrat e Ministrit të Brendshëm. Informacioni më i sigurtë që mund të jap unë është se për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri, Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn.

Uroj që përgjigjen ndaj kësaj pyetje dhe ndaj këtij akti të dënueshëm të mos e mjegullojë apo të mos shkojë në kurriz të mesazhit për ekonominë të dhënë nga FMN-ja dhe shqetësimeve që përsërita sot në emër të opozitës.

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1823753751009131/

Tags: Fatmir XhafajFMNLulzim Basha
Previous Post

VIDEO/ Çudia në Shkodër, njerëzit në ujë, peshqit në rrugë

Next Post

Ish-kryeministri Sali Berisha pret ambasadorin Donald Lu, ja për çfarë diskutuan

droni

droni

Next Post
Ish-kryeministri Sali Berisha pret ambasadorin Donald Lu, ja për çfarë diskutuan

Ish-kryeministri Sali Berisha pret ambasadorin Donald Lu, ja për çfarë diskutuan

Comments 1

  1. Vakti says:
    8 years ago

    Futeni ne burg kte kukullen e Berishes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.