Dy makina janë aksidentuar në dalje të qytetit të Bilishtit. Mjeti tip BMW është përplasur me një fugon mallrash.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bilishtit ku po marrin ndihmë mjekësore. Nuk raportohet për viktima.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është lagështia në rrugë dhe parakalimi i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.











