Deputeti i PD-së Genc Pollo, njëherazi kryetar i Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik,e ka cilësuar të nxituar dhe të pavend, arrestimin e Kastriot Myftarajt.
“Fjala e lirë ka edhe kufizimet e veta. Abuzuesit e lirisë së fjalës mund të gjykohen me padi civile mbase edhe penale. Atëherë kur nuk mjafton dënimi i thirrjes për dhunë; apo distancimi prej saj Por arrestimi me nxitim duket i pavend!”, shkruan Pollo në rrjetet sociale.












