• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Si “avullojnë” pasuritë e sekuestruara kriminelëve!

admin by admin
25 January, 2017
in Kronika
0
SKANDAL/ Si “avullojnë” pasuritë e sekuestruara kriminelëve!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ku shkojnë pasuritë që iu sekuestrohen kriminelëve që përfundojnë në burg? Kjo është pyetja që shqetëson shumë njerëz në Shqipëri, për shkak se vlera e pronave, mjeteve, apartamenteve apo e tokave të sekuestruara nuk përputhet me ato që konfiskohen në fund. Ekspertë dhe gazetarë të ftuar në emisionin “Të bësh ekonomi” në News 24 janë përpjekur të sqarojnë sot pse është krijuar një “gropë” ku përfundojnë këto pasuri, para se të shkojnë në dorë të shtetit.
Shefi i Sektorit të Hetimit të Aseteve, Idajet Hoxha, gazetari investigativ në News 24, Artan Hoxha, ish-kreu i Agjencisë së Pronave të Sekuestrua, Hekuran Vladi dhe prokurorja Pranvera Pustina kanë sqaruar sot për publikun se një nga shkaqet pse këto pasuri “avullojnë” gjatë rrugës është edhe ligji Antimafia.
Shefi i Sektorit të Hetimit të Aseteve, Idajet Hoxha tha se bëhet fjalë për një shifër të majme, plot 47 milionë euro që del nga sekuestrimi i këtyre pasurive të paligjshme. Ndërsa sipas gazetarit Hoxha, kur vjen puna tek konfiskimi përfundohet me diçka minimale. “Mjetet lihen të kalben në pika bllokimi ose dalin në ankande që si merr vesh njeri, vetëm disa njerëz i blejnë makinat me vlerë mijëra euro me çmim minimal. Në vend që këto asete, që janë një e mirë publike, pavarësisht se si ka ardhur, ti shfrytëzonte shteti”.
Ish-kreu i Agjensisë së Pronave të Sekuestruara, Hekuran Vladi, u shpreh se ligji Antimafia nuk i jep fuqi prokurorisë të sekuestrojë menjëherë pasuritë e kriminelëve, duke bërë që këta të fundit të informohen në kohë e të tërheqin deri me thasë paratë nga bankat, mori ai një shembull.
“Nuk ka shifër të saktë të aseteve të sekuestrua nga prokuroria. Nuk dihet sa është vlera, sa është arkëtimi në buxhet nga vlerat e sekuestruara. Këtu ka një gropë të thellë, ne nuk e dimë se ata që kryejnë sekuestro dhe marrin vendim konfiskimi a i paguajnë paratë në thesar të shtetit apo nuk i çojnë, nuk e kontrollon askush këtë. Nuk ka rregullim ligjor që të kontrollojë se sa para hyjnë. Problemi më i madh që ka ligji Antimafia është sekuestrimi i menjëhershëm i pasurisë sepse kështu zvogëlohet mundësia për të korruptuar sistemin. Gjithë Durrësi e di kush e ka qendrën tregtare, vetëm policia nuk e dinte, prokuroria dhe gjykatat…Njerëzit i marrin paratë me çanta në bankë…duke bërë që asnjë qindarkë të mos konfiskohet, pse sepse prokuroria nuk vepron dot”,- tha Vladi.
Sipas tij në praktikë, “Prokurori i kërkon hipotekës dhe bankave se sa para ka x kriminel,- por kjo siç shton Vladi, -“shtë pa kuptim, pasi ai duhet ta bllokojë, se krimineli shkon dhe i bllokon llogaritë… i marrin paratë me thasë nga banka”.
Edhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Pranvera Pustina foli për pamundësinë që organi i akuzës ka për të vepruar në këto raste.
“Në rastin kur nisim hetim pasuror të referuar nga policia, për ta konkretizuar, prokuroria mund të referojë dhe të thotë se ky person ka në dorëzim x prona, prokuroria nis hetimin dhe në fakt bën veprime verifikuese. Janë verifikuese se na kufizon ligji dhe është e vërtetë që kjo rrezikon daljen e sekretit”, sqaroi ajo.
Pustina sqaroi edhe fatin që i pret pasuritë e sekuestruara.
“Ka një periudhë 6 mujore për të arritur deri te konfiskimi. Mbledhim informacione nëse konstatojmë që ka pasuri të dyshimtë, ne bëjmë një kërkesë në gjykatë. Hetimi pasuror nis edhe në rastin kur personi nuk është në burg”. BW

Previous Post

EMRAT/ Tiranë, tre tranvestitë dhunojnë fizikisht një vajzë

Next Post

VIDEO/ Poliçan, “Pallati vdekjes” kërcënon jetët e 8 familjeve, Adriatik Zotkaj bën show duke kërcënuar me burg vartësin

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Poliçan, “Pallati vdekjes” kërcënon jetët e 8 familjeve, Adriatik Zotkaj bën show duke kërcënuar me burg vartësin

VIDEO/ Poliçan, “Pallati vdekjes” kërcënon jetët e 8 familjeve, Adriatik Zotkaj bën show duke kërcënuar me burg vartësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.