Reshje intensive shiu kanë përfshirë edhe qarkun e Kukësit, ndërsa ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në Valbonë.
Si pasojë e motit të keq raportohen rrëshqitje dherash dhe gurësh në Grykën e Vanave dhe Grykën e Valbonës. Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin.
Nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike. Liqeni i Fierzës ndodhet ne kuoten e 295.50 cm, ne pune janë 4 agregate, ndërsa prurjet janë 600 meter kub ne sekond.
Po prodhohet me kapacitet të plotë dhe aktualisht nuk ka shkarkime. Mësohet se liqenit të Fierzës i duhet edhe 50 cm që të arrijë kuotën maksimale.











