Foto Ilustruese
Pas ngjarjes së rëndë ku një 23-vjeçare, oficere policie vrau veten me armën e shërbimit, të tjera detaje dalin në dritë. Peranxhela Shahini në rrethana ende të paqarta i dha fund jetës në banesën e saj Katund Sukth.
Ajo është gjetur e pajetë nga familjarët e saj, të cilët të shokuar lajmëruan policinë për ngjarjen.
Nga dëshmitë të kolegët e saj dhe familjarët pohuan se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe se nuk kishte asnjë problem.
Nga ana tjetër ata u shprehën se Peranxhela ishte një tip i mbyllur, por shumë korrekte në punë.
Mësohet se 23-vjeçarja kishte konkurruar në Shkollën e Policisë në vitin 2014, ndërsa kishte fituar nga testi 52 pikë dhe ishte renditur e 266 në listë.











