Edhe pse të bërë copë nga rrahjet dhe të shtruar në spitalin kirurgjik, policia e Elbasanit bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve: Ervin Preçi, 38 vjeç banues në fshatin Murriqan. L.P., 17 vjeç banues në fshatin Murriqan.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në fshatin Murriqan, pas një konflikti për motive të dobëta pronësie xhaja dhe nipi dyshohen të kenë goditur njëri – tjetrin me sende të forta.
Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit të cilët ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.











