Gjenden një pjesë tjetër e eshtrave të trupit, të pajetë në Vlorë. Pjesë të skeletit dhe një palë çizme u gjetën nga policia paraditen e së enjtes.
Dyshimet janë se viktima mund të ketë qenë një banor i Tepelenës. Për këtë arsye i është kërkuar ndihmë policisë së Tepelenës për personat e zhdukur.
Fillimisht u gjet koka e viktimës nga një banor i rastit i fshatit Roms të Karbunarës. Dëshmitari tha se në kafkë kishte një shenjë, por që nuk dukej saktë, nëse ishte qëlluar me armë, apo goditur me send të fortë. Mendohet që vdekja të ketë ndodhur dy apo tre muaj më parë.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Gjendet koka e dekompozuar e një njeriu në Vlorë
/web/Gjendet_koka_e_dekompozuar_e_nje_njeriu_ne_Vlore_32760_1.php
Si edhe …
Dëshmia e bariut që gjeti kokën e prerë në Vlorë, dyshohet të jetë vrarë para tre muajsh
/web/Deshmia_e_bariut_qe_gjeti_koken_e_prere_ne_Vlore_dyshohet_te_jete_vrare_para_tre_muajsh_32789_1.php











