Një i ri i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme duke u vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sauk të Tiranës, kur 23-vjeçari me inicialet R. M., ka vendosur që ti japë fund jetës, duke u vetëvarur në banesën e tij.
Familjarët e tij që e kanë gjetur të pajetë 23-vjeçarin dhe më pas është njoftuar policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Nga hetimet paraprake, mësohet se i riu me inicialet R. M., i ka dhënë fund jetës rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme dhe sipas policisë ai e ka marrë këtë vendim në kushtet e një tronditje të rëndë mendore.











