Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon shitësen ambulante që është rrezuar në tokë, e rrethuar nga policët e Bashkisë së Tiranës.
Qytetarët që kanë filmuar videon kanë shpjeguar atë që ndodhi në një mesazh denoncues.
Ngjarja që ndodhi në Laprakë është raportuar nga qytetarët për #NismaThurje.
“Nisma shikoni cfare terrori po i behet njerezve te thjeshte. Kjo grua po shiste fruta perime ne Laprake. Ka vite aty dhe eshte shume zonje e mire dhe e respektuar. Vijne 5 police bashkiake dhe fillojne t’i bertasin e bejne presion. Dy prej tyre e kapen ta terhiqnin zvarre dhe asaj i bie te fiket. U tmerruam te gjithe. Si mundet policia te trajtoje hallexhinjte si kriminele dhe kriminelet si profesora??? Si mundet policia te sillet keshtu me ata qe kane me shume nevoje???”.











