Kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është shoqëruar sot në polici bashke me një numër të madh zyrtarësh të bashkisë.
Njoftimet e para jozyrtare flasin për arrestim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në Bashkinë e Lezhës, ndërsa dosja është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, një skemë e ngjashme me atë të Spillesë. Bashke me te eshte shoqeruar ne polici edhe nenkryetari Enver Hafizaj.
Bëhet fjalë për ndalime masive ndër zyrtarët e bashkisë. Janë 24 zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lezhës që janë ndaluar mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë, ajo e tjetërsimit të pronave. Shumica e zyrtareve jane juriste dhe punonjes te hipotekes.











