foto ilustruese nga operacionet e mehershme
Gjendet një sasi e madhe kanabisi në bregun e Novoselës në Vlorë. Kanabisi ishte hedhur në një gropë dhe ende nuk dihet sasia e saj pasi policia ka marrë infomacion më vonë se sa mediat lokale.
Droga besohet se është e braktisur ndaj është vështirë për momentin të lidhet me ndonjë grup trafikimi.
Dyshimet janë se trafikantët janë trembur dhe janë larguar, duke e lënë drogën në breg.
Policia ende nuk ka mbërritur në vendngjarje ndërsa sasia e kanabisit u pa nga banorët që sinjalizuan përmes mediave.











