Genc Pollo është shprehur sot se krimi e korrupsioni ulin shanset e një vendimi pozitiv nga KE për integrimin e Shqipërisë.
Sipas Pollos, lojërat e fjalëve nga qeveria nuk e ndihmojnë në raportimin e KE, për përmbushjen e 5 kushteve.
“KE ka caktuar prej vitesh 5 kushte: Ndër ta luftë krimit & korrupsionit. KE duhet të raportojë për përmbushjen e tyre. Lojëra fjalësh nga qeveria nuk ndihmojnë e të pavërteta si kjo prishin punë. Ulin shanset e një vendimi pozitiv!”, shprehet Pollo.
Reagimi i Genc Pollos erdhi pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, sipas të cilit, “S’presim dhurata për integrimin, KE t’i qëndrojë besnik rekomandimit të 2016”.












