Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Gentian Hoxhën, në dyqanin e celularëve të të cilit pati një shpërthim tre ditë më parë. Hoxha akuzohet se po përgatiste mina me celular, pasi në dyqan iu gjetën kapsolla detonatore.
I riu 34-vjeçar mbeti i plagosur nga shpërthimi që ndodhi në dyqanin e lokalizuar në rrugën “Qamil Guranjaku” në kryeqytet.
Gentian Hoxha ishte duke punuar mbi tavolinë dhe kishte mbyllur qepenin e dyqanit për të mos hyrë njeri. Besohet se për shkak të një pakujdesie të tij, ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse. Atij iu dha ndihma e parë nga kalimtarët e rastit dhe më pas u dërgua në spital.












