Nëpër muret, shtyllat apo pemët e qytetit, herë pas here nuk mungojnë njoftime për humbje sendesh personal, apo edhe kafshësh shtëpiake, si qenë e mace.
Ndërkohë, një njoftim i pazakonshëm është “shfaqur” këto ditë për humbjen e një kafshe “të rrallë”, shtëpiake, Iguana.
Pronari i saj ka “publikuar” një njoftim, nëpërmjet ët cilit kërkon ndihmë, duke vënë edhe një shpërblim.
“Ka humbur Iguana.
Nuk kafshon, është barngrënës.
Kush e gjen, do shpërblehet me 100 euro.
Ju lutem kontaktoni në 069 60 32 823”, njofton pronari i kësaj kafshe, njoftim që e shoqëron edhe me këtë “galeri” fotosh.











