Kongresi botëror i hebrenjëve ka publikuar një video në të cilin përkujtojnë shqiptarët, duke i shpëtuar hebrenjtë nga kampet naziste të asaj kohe.
Një popull me shumicën e besimit mysliman, u ka dalë në ndihmë popullatës Hebreje në numër të madh duke i shpëtuar nga tmerret e Gjermanisë Naziste.
Rreth 600 deri në 1,800 hebrenj që kanë ikur nga kampet e naziste të Gjermanisë, janë shpëtuar nga Shqiptarët, duke u siguruar ushqim, vend strehim si dhe dokumente false.
Qeveria shqiptare në atë kohë ka refuzuar që të dorëzojë listat e hebrenjve që i kishin strehuar.
Në shenjë falenderimi dhe se kurrë nuk do ta harrojnë mbështetjen dhe ndihmën që i dhanë shqiptarët, kongresi botërorë i hebrenjëve i dedikoi këtë video.












