Pasi Policia ka deklaruar se i plagosuri nga shpërthimi në dyqanin e celularëve, Gentian Hoxha, u lëndua teksa ishte duke punuar, derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës, hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se ai ishte duke montuar mina me celular.
Më datë 12. 03. 2018, rreth orës 10:40, në rrugën “Qamil Guranjaku” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur një shpërthim nga lënde ende e papërcaktuar.
Si pasoje është dëmtuar Gentian Hoxha i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Theksojmë paraprakisht se shtetasi Gentian Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.













