Prangoste një tjetër oficeri policie.
Pas dy arrestimeve dje në Lezhë dhe sot në Has, një tjetër efektiv blu, këtë herë në Skrapar, ka rënë në prangat e kolegëve të tij.
Oficeri i radhës i Policisë, i arrestuar është Zaçe K., 44 vjeç nga Beratit, me detyrë oficer policie në Komisariatin e Policisë së Skraparit.
Arrestimi i tij u bë pas masës së sigurisë që ka dhënë Gjykata e Beratit, atë të “arrestit me burg, për tre akuzat, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “ Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.











