Ndërtesa e Shkollës 9-vjeçare në Arrëz të Kukësit është përfshirë nga flakët gjatë natës. Flakët janë favorizuar nga materialet e drurit në çatinë dhe dyshemenë e ndërtesës së shkollës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mësohet se gjithçka është shkrumbuar.
Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë nga oxhaku i njërës prej klasave. Banorët e fshatit u përpoqën të shuanin zjarrin me mjete rrethanore, por pa rezultat.
Zjarrfikëset nuk mundën të mbërrinin në fshatin Arrëz, për shkak të distancës së largët dhe rrugës së bllokuar nga bora.
Aktualisht Bashkia e Kukësit po kërkon një ambient të ri për nxënësit e kësaj shkolle.











