Kreu i PD-së, Lulzim Basha rrëfeu sonte ne tv klan ne ‘opinion’ se Edi Rama është ai që ka lidhje të drejtëpërdrejta me biznese ruse.
Basha tha se Rama priti në zyrën e tij Genadi Timcenko, pronar i një kompanie ruse ‘Gunvor’ të naftës, mik i Putinit. Ai erdhi në Tiranë se donte të blinte albpetrol dhe kemi të dhëna se ata u takuan edhe jashtë zyrës.
Ky biznesmen është i ndaluar të futet në SHBA dhe ndiqet për furnizimin me armë të seperatistëve në Ukrainë. Ajo eshte ne listen e zeze te Uashingtonit.
Në vijim Basha tha se Rama ka lidhje me kompaninë që ndërton aeroportin e Vlorës që bën biznes me rusët ndërkohë që shkrimi i botuar në revistën amerikane është i paguar nga Rama nëpërmjet mikut të tij Soros. Revista është e Soros, tha Basha.












