Nje aksident i rende rrugor ka ndodhur sot ne Durres. Policia ka informuar ne lidhje me detaje te reja.
“Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur ditën e sotme me pasojë vdekjen e një fëmije 4 vjeçar, ju informojmë se:
Drejtuesi i mjetit tip Opel është dorëzuar në polici, konkretisht shtetasi Klaudio Deçka 26 vjeç, banues në Durrës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për arrestimin e shtetasit të mësipërm”, thuhet ne njoftimin e policise.











