Anëtari i kryesisë së PD, Arben Imami ka lënë sot mbledhjen e kryesisë pasi ka konsumuar një debat me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Imami duke folur për gazetarët tha se po mblidhte Kuvendi pa përfunduar procesi i bashkimit të partisë ndërkohë që kërkoi që para Kuvendit të mblidhet këshilli kombëtar.
“Unë nuk jam as i afruar, dhe as i larguar nga PD. Unë jam në PD. Thelbi është a do të ketë një diskutim të hapur. Debati bëhet vetëm në parti. Bëmë një mbledhje përpara disa mujash, respektimi i statutit dhe bashkimi i partisë. Nuk u bë asnjë gjë. Ky kongres do të formalizojë mosbashkimin nëse kjo gjë nuk bëhet përpara”, tha Imami për gazetarët.











