Një futbollist 21 vjecar u ekzekutua sonte në Itali pas një atentati në periferi të Napolit.

Renato Di Giovanni, ish-lojtari i të rinjve të Napolit u vra në pritë me armë zjarri, sipas medieve italiane.
I riu u qëllua disa herë me armë zjarri përballë kishës Santa Maria di Montevergine, në Soçavo.

Autorët e dyshuar thuhet se udhëtonin me një motor skuter. Nuk dihen ende motivet e ekzekutimit, por paraprakisht thuhet se vrasja ka lidhje me Kamorrën, pasi dyshohet se ish futbollisti ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa kishte lidhje me ultrasin Alberto Mattera.












