Futbolli turk sjell një rast tragjikomik ku penalltia shkon në autogol.
Në fushën e Gaziantep Buyuksehir Belediyespor, kishte ndeshje mes skuadrave të kategorisë së dytë në kampionatin turk.
Ndeshja shkoi deri në penallti. Pasi portieri arrin të presë penalltinë nga kundërshtari, përqafohet me shokun e skuadrës. Përqafimi shkaktoi autogolin, portierit i bie topi nga duart duke përfunduar në rrjetë.
Skuadra kundërshtare kaloi në avantazh se arbitri e quajti golin të rregullt.











