Tre shqiptarë u dënuan nga gjykatë italiane pas një dhune seksuale ndaj një vajze rumune. Ngjarja ndodhi në lagjen Barca në Torino në gusht 2016, ku një vajzë rumune 25 vjeçe u grabit dhe u detyrua të kryente një raport seksual oral në banesën ku jetonte.
Shqiptari që detyroi vajzën të kryente raportin seksual u dënua me 4 vite e katër muaj burgim. Shqiptari tjetër i cili u fut bashkë në shtëpi me të parin dhe i treti që priti jashtë, u dënuan secili me tre vite e katër muaj burgim.











