Një burrë u hodh dje nga kati i pestë i pallatit ku jeton në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Llambi Bonata” në zonën e Kombinatit.
41-vjeçari G.M. u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, njoftoi Policia.
41-vjeari vuan nga probleme të shëndetit mendor, shtuan të njëjtat burime. Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.











